Fillon shtija e biletave për miqësoren Kosovë – Shqipëri

Futboll 18 Maj 2018 13:10

Pas disa peripecive, ndeshja miqësore në mes të Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, u vendos përfundimisht se do të zhvillohej në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih të Zvicrës, më 29 maj.

Bernard Challandes, përzgjedhësi i ekipit kosovar, do të shënoj kthimin e tij në stadiumin “Letzigrund” pas pothuajse 10 vitesh si trajner i FC Zurich, me synimin e fortë për avancimin e rangimit të Kosovës në FIFA / Coca-Cola World Ranking.

Përveç aspektit konkurrues, kjo ndeshje historike do të jetë një takim vëllazëror përmes të cilit do shënohet fuqia e sportit e sidomos e futbollit.

Kurse, biletat për ndeshjen miqësore Kosovë – Shqipëri, zyrtarisht do të fillojnë të shiten që nga dita e sotme (e premte – 18 maj) nga ora 15:00.

Biletat blihen online përmes faqes:

https://www.starticket.ch/fr/tickets/fussball-landerspiel-kosovo-vsalbanien-20180529-2000-letzigrund-zurich

E po ashtu edhe për të gjithë ata që janë në Zvicër, në pikën e shitjes: Posta, Manor, Coop City

-->