Fillon stërvitja e Kosovës, ky është veprimi i Challandes

Kombëtarja 12 Nëntor 2019 18:10

Përfaqësuesja e Kosovës është duke zhvilluar stërvitjen e dytë para ndeshjes me Çekinë, raporton Insporti.com.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes nuk ka humbur shumë kohë dhe ka filluar përgatitjet për këtë seancë stërvitore.

Kjo do të jetë stërvitja e fundit që do të mbahet në Kosovë, pasi nesër Përfaqësuesja e Kosovës do të udhëtojë për në Plzen.

Kosova ditën e hënë filloi grumbullimin dhe zhvilloi stërvitjen e parë, në të cilën mori pjesë edhe sulmuesi Vedat Muriqi, i cili nuk do të mund të paraqitet në këtë ndeshje për shkak të lëndimit, gjithnjë sipas Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

Në këtë seancë stërvitore është edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica.

Rashica në stërvitjen e parë mungoi për shkak ndeshjes së Werderit që kishte ditën e diel.

 

“Dardanët” nuk do të mund të llogaritin në ndihmën e Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut, që të dy të lënduar. /Insporti.com/

Live nga stërvitja e kombetares 12.11.2019

Live nga stërvitja e kombetares 12.11.2019

Gepostet von Insporti am Dienstag, 12. November 2019

-->