‘Final 8’ i Kupës do të organizohet në Rahovec

Superliga 20 Janar 2020 13:39

Federata e Basketbollit të Kosovës ka zyrtarizuar kontratën e marrëveshjes me KB Rahovecin, për organizimin e ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës, raporton Insporti.com.

‘Final 8’ i Kupës së Kosovës do të mbahet nga data një shkurt deri më pesëmbëdhjetë në qytetin e Rahovecit.

Në prani të medieve është nënshkruar kontrata në mes të Rahovecit dhe FBK-së.

Sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ka deklaruar se klubi i Rahovecit ka kryer të gjitha obligimiet që dalin nga konkursi për organizimin e ‘Final 8’. “Që nga sot do të fillojnë përgatitjet intesive për organizimin sa më të mirë të kësaj ngjare, që pritet të jetë një spektakël i basketbollit. Po, ashtu Rahoveci ka formuar këshillin organizativ, siç ka bërë edhe FBK në krye të cilit do të jetë Arlinda Hasani”.

I pranishëm ishte edhe Alban Rama, ushtrues detyre i Kryetarit të Rahovecit, i cili ka falënderuar FBK për besimin për të organizuar për të dytën herë me radhë. “Falënderoj Federatën e Basketbollit të Kosovës për besimin që na ka dhënë. Jemi dëshmuar një ekip shumë e mirë për të organizuar një ngjarje të tillë. Ne jemi të lumtur që na është dhënë mundësia që qyteti jonë, por edhe Kosovës në përgjithësi që të krijohet një atmosferë e basketbollit, që nuk është parë ndonjëherë në Kosovë. Nuk keni parë asgjë vitin e kaluar, në krahasim me atë çfarë do të shihni muajin e ardhshëm. Presim që të kemi edhe tifozë jashtë Rahovecit”.

Kjo është hera e dytë me radhë që ‘Final 8’ do të organizohet në Rahovec, pas një kohë të gjatë.

Transmetimin e ‘Final 8’ do ta bëj sponsori medial i FBK-së “Artmotion”.

Sezonin e kaluar fituese e Kupës së Kosovës ishte Sigal Prishtina.

Hera e fundit që një qytet e kishte organizuar ‘Final 8’ për dy vite me radhë, ishte Prishtina. /Insporti.com/

Orari 

E martë, 11 shkurt

14:00 Vëllaznimi – Istogu (Kupa e Ligës së Parë)

16:30 Grupi D Peja – Ponte Prizreni/Prishtina e Re

19:00 Grupi A Rahoveci – Trepça/Vushtrria

E mërkurë, 12 shkurt

14:00 AS Prishtina – Drita (Kupa e Ligës së Parë)

16:30 Grupi B Bashkimi – Feronikeli/Drita

19:00 Grupi C Sigal Prishtina – GoldenEagle Ylli/Megasport

E enjte, 13 shkurt

14:00 Finalja e Ligës së Parë

16:30 Gjysmëfinalja e Parë

19:00 Gjysmëfinalja e Dytë

E shtunë, 15 shkurt

17:30 Finalja e Femrave

20:30 Finalja e Kupës së Kosovës

 

 

LIVE nga FBK – konferenca për media

Gepostet von Insporti am Montag, 20. Januar 2020

 

-->