Finale angleze edhe në Europa League – Chelsea triumfon me penallti

Futboll 09 Maj 2019 23:53

Chelsea e ka mundur Eintracht Frankfurtin pas penalltive, për të arritur në finale të Europa Ligës.

‘Blutë’ fituan me penallti në ‘Stamford Bridge’ pasi pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve, ndeshja e kthimit gjysmëfinale përfundoi ashtu si në takimin e parë, baras 1:1.

Në penallti, ekipi i Sarrit u tregua më i mirë duke u treguar i saktë në 4 penallti, derisa Eden Hazard ishte heroi me penalltinë e fitores.

Chelsea do të takohet me Arsenalin në finale më 29 maj në Baku.

Ashtu si në Ligën e Kampionëve, edhe në Europa Ligë finalja do të jetë e gjitha angleze. /Insporti.com/