Finalja Angli-Itali i kushton shtrenjtë studentit, përjashtohet nga universiteti

Futboll 18 Korrik 2021 17:21

Një universitet në Angli ka tërhequr ofertën ndaj një studenti për të studiuar në institucionin e vet, pasi ai është identifikuar mes atyre që kanë përdorur fyerje raciste ndaj lojtarëve të Anglisë pas finales së “Euro 2020”.

I riu dhe një grup shokësh përdornin fjalor diskriminues ndaj tre lojtarëve të Anglisë që humbën penalltitë në finalen kundër Italisë në “Wembley”, Rashfordit, Sanchos dhe Sakas, shkruan Panoramasport.

Një zëdhënës i universitetit të Notingem Trentit tha: “Këto sjellje nuk janë të denja për një student të universitetit tonë.

Ne nuk tolerojmë asnjë formë diskriminimi, përfshirë racizmin. E studiuam rastin menjëherë dhe si rezultat, e tërhoqëm ofertën për një aplikant.

-->