Finalja e 10-të në 12 vjet e fundit për LeBron James (VIDEO)

Basketboll 08 Maj 2018 16:41

LeBron James ka dëshmuar pse është mbret i basketbollit botëror në serinë e dytë të pllejofit në NBA, kundër Toronto Raports. Në këtë raund James ka shkëlqyer ndërsa që nga fillimi i serive ka statistika me mesatare prej 34.3 pikëve, 9.4 kërcime dhe 9 asisitime për ndeshje.

Për Cleveland Cavaliers është menduar se nuk do ta kaloj këtë raundin e dytë, pasi që Toronto Raports ishin në top formë këtë sezon, mirëpo ndryshe mendoi LeBron James pasi që kaloj krahasimisht raundin më të mirë në karrierë.

Në takimin e katërt dhe të fundit të Cavaliers ndaj Raptors, James shënoi 29 pikë, 11 asistime dhe 8 kërcime për të ndihmuar ekipin e tij të shënoj fitore me rezultat 128-93.

Kjo përformancë e ndihmoi atë të arrij finalen e konferenceës lindore për herën e 10-të në 12 vjet e fundit në NBA duke eliminuar Toronton me rezultat të përgjithshëm 4-0.

Në finale të konferencës lindore, Cleveland Cavaliers do të takohet me fituesin e Boston Celtics dhe Philadelphia 76ers. /Insporti.com