Finalja e BIBL – linku për ta ndjekur LIVE

Basketboll 15 Prill 2018 15:28

Bashkimi për herë të parë në histori të klubit luan në finale të ligës ballkanike BIBL dhe asnjë televizion kosovar nuk e transmeton ndeshjen. Ndeshja fillon në ora 17:00 sipas kohës sonë.

Ekipi prizrenas mbrëmë shënoi fitore me një pikë dallim ndaj Rilskit, në gjysmëfinalen e dytë të Final 4 turneut të kësaj lige, që po zhvillohet në Samokov, ku Rilski ishte pikërisht ekip vendës.

Kundërshtar i Bashkimit sonte është ekipi i Levskit, që në gjysmëfinale ka mundur ekipin Blokotehna nga Gjevgjelia e Maqedonisë.

Ndeshjen mund ta ndiqni LIVE ne këtë link.