Finalja e Kupës së Italisë, Strakosha kundër Gjimshitit

Futboll 15 Maj 2019 20:20

Janë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen finale të Kupës së Italisë, ndërmjet Atalantas dhe Lazios.

Për skuadrën e Atalantës nga minuta e parë do të jetë mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili në javët e fundit është duke kaluar në formë të mirë.

Lazio do të luajë me formacionin më të mirë të saj, ku në portë është portieri shqiptar Thomas Strakosha.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin e Romës “Stadio Olimpico” në Romë dhe fillon në orën 20:45.

Atalanta: Gollini; Masiello, Palomino, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Castagne; Ilicic, Gomez; Duvan Zapata.

Lazio: Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Bastos; Marusic, Parolo, Leiva, Luis Alberto, Lulic; Correa, Immobile

-->