Finalja e Kupës së Kosovës: Përfundon çereku i tretë
Basketboll
03 Mars 2019
18:43

Ka përfunduar edhe çereku i tretë i ndeshjes finale në Kupën e Kosovës mes Rahovecit dhe Prishtinës.
Ashtu edhe siç pritej para përballjes, Prishtina e ka dominuar takimin që nga fillimi, derisa e ka mbyllur pjesën e parë me distancë të thellë, 42-38, shkruan Insporti.
Në çerekun e tretë, ka vazhduar dominimi i kryeqytetasve. Ky interval është mbyllur me rezultat 74-51 në të mirë të Prishtinës.
I përhershmi, Dardan Berisha ishte më i dalluari te mysafirët me 22 pikë të shënuara, derisa te Rahoveci, Fred Richardson spikati me 20 pikë. /Insporti.com/