Finalja e Kupës së Ligës në Angli dhe ndeshjet më të paharrueshme

Futboll 25 Shkurt 2018 09:38

Këtë të diele do të fitohet trofeu i parë në Angli. Bëhet fjalë për finalen e Kupës së Ligës ose që tanimë njihet si “Carabao Cup”, e ku do të takohen Arsenal dhe Manchester City në “Wembley’ të Londrës.

Arsenal nuk e ka fituar këtë trofe që nga viti 1993, kurse Manchester City kishin triumfuar vetëm dy vite më parë.
Shumë mendojnë se Arsene Wenger duhet fituar këtë titull, që të jetë më i qetë lidhur me punën e tij me “Topçinjtë” në të ardhmen.
Derisa, Manchester City kishte arritur ta eliminonte Arsenal, kur këto skuadra u takuan për herë të fundit në Kupën e Ligës, në çerekfinalen e vitit 2011 dhe u deshën penalltitë për të vendosur fituesin.

Në vazhdim mund të shihni listën e finaleve më të preferuara të Kupës së Ligës në Angli.

 

1999 – Finalja e këtij viti në mes Tottenham dhe Leicester City-t, ishte duke shkuar drejt vazhdimeve, por në momentet e fundit të kohës shtesë, Allan Nielsen shënoi më kokë për t’i siguruar titullin e tretë deri atëherë, ekipit të Tottenham.

2001 – Robbie Fowler kishte shënuar një super gol nga distanca duke e kaluar në epërsi Liverpool, megjithëse Birmingham barazoi rezultatin në minutën e 90-të nga njëmbëdhjetëmetërshi. Më pas u deshën penalltitë për të vendosur fituesin, ku triumfoi skuadra e Liverpool.

2005 – Pas shënimit të auto golit nga Steven Gerrard me ç’rast i dha epërsinë Chelsea-t, Jose Mourinho ishte kthyer nga tifozët e Liverpool duke iu bërë ne gisht që të mos flasin më. Ky gjest i kushtoi atij me largim nga ndeshja dhe vazhdimin u desh ta shikonte nga tribunat, ku më pas Liverpool arriti te kthehej në rezultat dhe pas vazhdimeve, mposhti “Blutë” e Londrës me rezultat 3-2.

2007 – Ishte shënimi i Didier Drogba-s që i solli titullin Chelsea-t në finale kundër Arsenal, në shënimin me kokë që ka mbetur në mendjen e të gjithëve.

2008 – Finalja e parë që u zhvillua në “Wembley” e ri, ishte edhe një ndeshje fantastike, me ç’rast Tottenham edhe pse ishte duke humbur nga Chelsea, arriti të fitojë në fund përmes golit të Jonathan Woodgate, i cili shënoi në kohën shtesë.

2010 – Wayne Rooney ishte futur nga banka e rezervistëve, për t’i siguruar triumfin Manchester United në ndeshjen kundër Aston Villa-s.

2011 – Obafemi Martins kishte ndëshkuar Arsenal në minutën e 89-të, pas një keqkuptimi në mes mbrojtësit Laurent Koscielny dhe portierit Wojciech Szczesny, duke i siguruar fitoren ekipit të Birmingham.

2012 – Liverpool ishin afër fitores, kur po pritej të përfundonin vazhdimet në ndeshjen kundër Cardiff, por pastaj Ben Turner shënoi një gol ta paharruar për ta dërguar ndeshjen në ekzekutimin e penalltive. Në fund prapë se prapë, ishte Liverpool që arriti fitoren dhe ngriti trofeun e Kupës së Ligës.

2013 – Swansea kishte arritur një fitore shumë bindëse prej 5-0 kundër ekipit nga liga e dytë, Bradford City, mirëpo kjo finale u shqua për diçka tjetër. Në minutën e 90-të u akordua penallti për Swansea dhe Jonathan de Guzman refuzoi t’i lejonte që Nathan Dyer ekzekutimin e penalltisë, me ç’rast do të shënonte hat-trick.

2014 – Manchester City ishin drejt një humbjeje në finale kundër Sunderland, derisa Yaya Toure ngushtoi rezultatin me një shënim nga distanca, për ta dërguar në epërsi pastaj City-n Samir Nasri, kur një minutë më vonë Jesus Navas vendosi gjithçka me golin e tretë për “Citizens”. /Insporti.com

-->