Finalja e madhe e Kupës së Kosovës luhet me tifozë

Superliga 27 Qershor 2020 15:55

Hendbolli kosovar është në fazën finale për t’i nxjerrë triumfuesit e këtij edicioni.

Kështu sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Istogu – Ferizaj, Vushtrria – Prishtina janë dy gjysmëfinalet e këtij viti, shkruan “Zeri.info”.

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës në hendboll për femra pritet të zhvillohet me tifozë.

Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e KHF Istogut në postimin e fundit.

“Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet me shikues, duke iu përmbajtur të gjitha masave të parapara në luftë ndaj përhapjes së COVID-19, e obligueshme për shikuesit është bartja e maskës dhe dorëzave.

Pra një lajm mjaft i mirë për të gjithë ju sportdashës pasi që nesër finalen e madhe të Kupës së Kosovës në hendboll mund ta shikoni nga afër.

Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet nesër (e diel), në pallatin e rinisë dhe sporteve në Prishtinë, me filllim nga ora 17:00.”, shkruan faqja zyrtare e KHF Istogut në postimin e fundit.

-->