Finalja e madhe e Kupës zhvillohet sot: Ylli kërkon trofeun e parë, Prishtina të 15-tin

Basketboll 07 Shkurt 2021 09:56

Sot do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në basketboll, ku takohen Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina.

Skuadra suharekase do të tentojë ta fitojë këtë trofe për herë të parë në histori të klubit, kurse kryeqytetasit e duan për herë të 15-të.

Prishtinasit kanë përvojë, por skuadra therandase me përforcimet që i ka bërë do të mundohet të triumfojë në palestrën e saj.

Gjatë rrugës për në finale, Ylli ka eliminuar Bashkimin dhe Rahovecin, teksa Prishtina mposhti Pejën dhe Ponte Prizrenin.

Ndeshja finale mes Yllit dhe Prishtinës zhvillohet të dielën nga ora 17:30 në Suharekë, aty ku janë duke u zhvilluar të gjitha ndeshjet e garave të Kupës.

-->