Finishi më i mirë i sezonit në Brno, fiton Dovizioso

Moto GP 05 Gusht 2018 15:29

Andrea Dovizioso me Ducati triumfoi në garën për Shpërblimin të Madh të Republikës Çeke në Moto Gp, suksesi i dytë sezonal për pilotin italian, që la pas shokun e tij të skuadrës Jorge Lorenzo (i dyti) e kampionin e botës në fuqi Marc Marquez me Honda (i treti).

Kjo treshe dhuroi spektakël gjatë gjithë kohës në shtegun në Brno, duke luftuar për fitore deri në metrin e fundit.

Legjenda Valentino Rossi me Yamaha, përfundoi i katërti, por mezi e mbrojti këtë pozitë, madje me “fotofinish” fitoi duelin me Cal Crutchlow, i cili doli i pesti.

Për Dovizioso ky ështe triumfi i dytë këtë sezon pas atij në garën e parë, sukses që erdhi në garën e tij nr.100 me motorin Ducati, fitorja e 10-të në karrierën e tij në Moto GP.

Në start pati një aksident, pas të cilit garën u detyrua ta braktisë Maverick Vinales i Yamahas, për të cilin kjo ishte tërheqja e parë sezonale.

-->