Firmino fotografohet me super veturën e tij (Foto)

Futboll 21 Shkurt 2018 12:31

Ylli i liverpool, braziliani Firmino, është parë dhe fotografuar me veturën e tij të shtrenjtë Porsche, për herë të parë prej se i ishte ndaluar vozitja një vit më parë.

Para një viti, Firmino ishte ndaluar nga policia, derisa braziliani ishte duke vozitur në gjendje të dehur me ç’rast pasi ishte deklaruar i fajshëm në gjykatë, i ishte ndaluar vozitja për një vit dhe u dënua me 20,000 funte.

Pasi kaloi një vit, braziliani u kap nga fotografët duke vozitur për herë të parë që nga ajo kohë dhe ishte me veturën e tij Porsche Panamera që kap vlerën e 65,000 funteve.

Deri tani atij iu desh të mbështetej tek një shofer, që në fakt kjo mungesë e “pavarësisë” së tij, nuk është së u vërejt edhe në fushën e futbollit, madje përkundrazi, braziliani ka qenë në formë shumë të mirë tash e një kohë. Firmino bashkë me dy lojtarët tjetër të Liverpool, Sadio Mane dhe Mohamed Salah, janë shndërruar në lojtarë të pandalshëm si pjesë e treshes kumbuese të sulmit tek “The Reds”, që trajneri Jurgen Kloop ka formuar.

Pasi ishte arrestuar për shkak të ngasjes në gjendje të dehur vitin e kaluar, ai në gjykatë i kishte kërkuar ndjesë klubit, trajnerit, bashkëlojtarëve dhe gjithë tifozëve, që e kishte futur veten e tij në një situatë të tillë dhe kishte vendosur një shembull të keq për të tjerët. /Insporti.com

-->