Fisnik Kërçeli afër suksesit të dytë, pas Dritës – tani kampion me Prishtinën

Futboll 10 Maj 2021 11:18

Prishtina në edicionin e kaluar e kishte angazhuar Fisnik Kërçelin në klub.

Në edicionin e parë ai fitoi Kupën e Kosovës, ndërsa këtë vit me postin e ri sukseset po dalin të jenë më të mëdha.

Prishtina e konfirmoi si drejtor sportiv në verën e vitit të kaluar, ndërsa ishte njeriu më meritor për afrimin e disa transferimeve të mëdha.

Prishtina ofroi emra si Sebien Lilaj, Leotrim Kryeziu, Lumardh Dellova e Gledi Mici, që me shumë sukses po luajnë te bardhëekaltërit.

No description available.

Kërçeli që ishte shpallur kampion me Dritën, si drejtor sportiv para kaur vitesh është afër titullit të dytë.

Prishtinës i duhet vetëm edhe një pikë që të kurorëzohet me titullin dhe krahas meritave më të mëdha që shkojnë për trajnerin, një dorë e mirë është edhe e Kërçelit.

Ai do të behet drejtori sportiv i parë në Kosovë që fiton titullin me dy klube të ndryshme. /gazetasheshi/

-->