Fitoi Sociedadi, kështu u vlerësua Januzaj

Futboll 14 Shkurt 2020 09:23

Mbrëmë, Real Sociedadi ka shënuar fitore në takimin e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit ndaj Mirandesit.

Ishte rezultatin final prej 2:1 në të mirë të Sociedadit.

Pas nëntë minutave lojë Mikel Oyarzabal shënoi nga penalltia.

Ndërkohë, rezultati u barazua nga Matheus Aias (39’).

Sidoqoftë, vendësit arritën që ta rikthejnë sërish epërsinë, kësaj radhe falë golit të Martin Odegaardit në minutën e 42-të që shënoi për 2:1, rezultat i cili më nuk ndryshoi.

Në këtë ndeshje u inkuadrua edhe futbollisti shqiptar, Adnan Januzaj, i cili hyri në minutën e 77-të.

Ai është vlerësuar me notën 6.3 për ato minuta sa luajti.

-->