Fiton Juventusi, nuk gabon as Atletico

Futboll 11 Dhjetor 2019 23:10

Juventusi ka arritur të shënojë fitore si mysafir i Bayer Leverkusen me rezultat 2-0. Zonja e Vjetër që e kishte siguruar vendin e parë në grup, e mbyll me pesë fitore dhe një barazim, duke tubuar 16 pikë.

Në pjesën e dytë Juventusi e gjeti golin dy herë, duke e siguruar fitoren.

Fillimisht një pasim i Dybalas e gjeti Ronaldon që nga afër shënoi për 1-0 në minutën e 75-të.

Krejt në fund përsëri Dybala asistoi, kësaj radhe për Higuain që me një goditje të fortë shënoi për 2-0.

Atletico që e mundi 2:0 Lokomotivën e Moskës kualifikohet si e dyta në grup, me 10 pikë.

Bayer Leverkusen me 6 pikë, kalojnë në Ligën e Evropës.

-->