Fiton Werderi, paraqitje jo e mirë e Rashicës

Futboll 23 Maj 2020 17:34

Werder Bremen ka shënuar fitore minimale prej 1:0 ndaj Freiburgut në udhëtim në kaudër të Bundesligas.

Në këtë fitoret të Werderit, paraqitje jo të mirë pati Milot Rashica, I cili u zëvendësua në minutën e 81′.

Fati i këtij takimi u vendos në 20 minutat e para. Ishte Bittencourt ai që tundi rrjetën e Freiburg, për epërsinë e skuadrës së tij.

Werder arritën të ruanin këtë epërsi, duke bërë që në fund të dalin me tri pikë nga kjo ndeshje.

Werder kështu numëron 21 pikë, dhe vazhdon të jetë në pozitën e parafundit në tabelë, kurse Freiburg në pozitën e shtatë mbetet në kuotën e 37 pikëve.

-->