Fitore bindëse nga Chelsea e Tottenham, Man Utd merr fitore minimale ndaj Leicester

Futboll 14 Shtator 2019 17:59

Tottenham, Chelsea e Manchester United kanë regjistruar fitore në xhiron e pestë të Premierligës.

Tottenham kanë demoluar skuadrën e Crystal Palace duke e mposhtur me rezultatin 4:0, në një ndeshje që dominuan nga minuta e parë.

Heung Min Son realizoi dy herë për skuadrën e tij në pjesën e parë, në minutat 10 dhe 23, kurse Van Anholt (21’) dhe Lamela (42’) kompletuan rezultatin final të takimit.

Fitore bindëse regjistroi edhe skuadra e Chelsea, e cila fitoi 2:5 në udhëtim tek Wolverhampton.

Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi i ri, Tammy Abraham, i cili realizoi het trik (34’, 41’ dhe 56’).

Goli më i bukur i këtij takimi ishte goli i parë, i shënuar nga Tomori, që kalo Chelsean në epërsi. Për Chelsea realizoi edhe Mount në minutën 96, kurse, për Wolves, ishin Saiss dhe Cutrone ata që shënuan golat.

Ndeshje interesante u luajt edhe në ‘Old Trafford’, ndërmjet Manchester United dhe Leicester City.

Ky takim u mbyll me fitoren minimale të United 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Marcus Rashford, në minutën e 8’, nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas këtyre ndeshjeve, Manchester United renditet në pozitën e katërt, Tottenham në pozitën 3 kurse Chelsea në pozitën 6.