Fitore e lartë e Besa Famgas

Superliga 11 Maj 2019 20:59

Besa Famgas ka fituar shumë thellë ndeshjen e parë të gjysmëfinales së play off-it në Superligën e Kosovës në hendboll tek meshkujt.

Besa ka mposhtur të shtunën në palestrën “Karagaçi” në Pejë skuadrën e Vëllaznimit me rezultat 39:10.

Pas pjesës së parë rezultati pwrfundoi 19:4 për ekipin pejan.

Plot 13 lojtarë të Besës shënuan gola ndaj Vëllaznimit, ndërsa më efikasi ishte Jupa me 7 gola.

Te Vëllaznimi nga 4 gola i shënuan Neziri e Rama.

Ndeshja e dytë luhet mesjavën e ardhshme në Gjakovë, ndërsa Besa nuk pritet të ketë telashe për të kaluar në finale.

Për Vëllaznimin është sukses kalimi në play off.

Besa Famgas është kampion aktual dhe ka përfunduar garat në Superligën A në vend të parë.