Fitore e madhe e Thiemit – befason Federerin

Tenis 10 Nëntor 2019 23:53

Dominic Thiem ka mposhtur 7-5, 7-5 në sete gjashtë herë kampionin Roger Federer në turneun e ATP Finals.

Ky është viti i dytë radhazi që Federeri e humb ndeshjen hapëse të ATP Finals, pasi vitin e kaluar pësoi disfatë nga Kei Nishikori, përcjell Insporti

20 herë fituesi i Grand Slameve pati një start të ngadalshëm, derisa gabimet e tij i mundësuan avantazhin Thiemit në setin e parë.

Federeri më pas nuk arriti të marrë veten në setin e dytë për shkak të gabimeve por e kërcënoi Thiemin herët në këtë set.

Austriaku ishte në dominim për pjesën në të madhe të meçit, derisa Federeri pati dy mundësi kur Thiemi shërbente por nuk arriti të konvertojë, kështu që Thiem e siguroi fitoren në meç pointin e tij të dytë.

Thiemi tashmë ka shënuar fitoren e dytë në tri përballjet e fundit me Federerin, dhe udhëheq 5-2 me ndeshje në përballje direkte. /Insporti.com/

-->