Fitore e thellë e Veronas, kështu u vlerësua Amir Rrahmani

Futboll 26 Janar 2020 17:13

Verona e Amir Rrahmanit ka triumfuar me rezultat të thellë, 3:0 ndaj Lecces në kuadër të xhiros së 21 në Serie A.

Rrahmani ishte protagonist me një super pritje për ta mbajtur të paprekur portën e ekipit të tij, shkruan Insporti

Golat për ekipin e Hellas Veronas i shënuan Pawel Dawidowicz, Matteo Pessina dhe Giampaolo Pazzini.

Me këto tri pikë, skuadra e Rrahmanit është në pozitën e 9-të me 29 pikë.

Kapiteni i Kosovës, që nga sezoni i ardhshëm do të luajë te Napoli, për paraqitjen e tij u vlerësua me notën 6.8. /Insporti.com

-->