Fitore me shumë telashe, Man United kalon në gjysmëfinale

Futboll 10 Gusht 2020 23:46

Manchester United është kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League. ”Djajtë e kuq” kanë mposhtur me shifrat 1-0 Copenhagen, falë golit të Bruno Fernandes në minutën e 94-të me penallti.

Kujtojmë që koha e rregullt u mbyll me shifrat 0-0, teksa danezët u mbrojtën mjaft mirë. Manchester United është pretendenti kryesor për të ngritur lart trofeun në fund.

United pret fituesin e sfidës Sevilla – Wolverhampton në gjysmëfinale që mbahet në Gjermani.

-->