Fitore shumë e vështirë për kampionin

Basketboll 14 Mars 2019 08:54

Nga gjashtë ndeshjet e fundit që u zhvilluan në NBA, pa dyshim që më interesantja ka qenë ajo ndërmjet kampionit aktual Golden State Warriors dhe Houstonit. Kampionët kanë fituar me rezultat shumë të ngushtë (106:104), në një ndeshje në të cilën vendësit luftuan deri në fund dhe nuk ishin larg fitores.

Basketbollisti më efikas te Warriros ishte Klay Thompson me 30 pikë gjersa tri më pak i shtoi DeMarcus Cousins. Stephhen Curry shtoi 24 pikë e pati pesë asistime e katër kërcime.

Te vendasit më i miri ishte i zakonshmi James Harden, i cili regjistroi ‘double-double’ në saje të 29 pikëve dhe 10 asistimeve. Edhe veterani Chris Paul pati paraqitje të mirë, ku realizoi 24 pikë.

Pas kësaj, Golden State vazhdon të mbetet lider i Konferencës Perëndimore gjersa Houstoni zë pozitën e katërt.

Fitorja më bindëse në ndeshjet e mbrëmshme ishte ajo që e shënoi Atlanta ndaj Memphisit me rezultat 132:111.

Rezultatet:
Oklahoma – Brooklyn 108:96
Washington –  Orlando 100:90
Atlanta – Memphis 132:111
Miami – Detroit 108:74
Houston – Golden State 104:106
Phoenix – Utah 97:114