Fitore tejet dramatike e Milanit

Futboll 01 Dhjetor 2019 17:39

Milani është këndellur pas një fitoreje të vështirë në Serie A. Skuadra e Stefano Pioli, ka arritur të marrë pikët e plota në udhëtim te Parma.

Pas dy humbjeve dhe një barazimi, Milani e mundi 0-1 Parmën për t’u kthyer në shtëpi me fitore.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e shënoi ish-mbrojtësi i Real Madridit, Theo Hernandez, në minutën e 88-të.

Pas kësaj fitore, Milan ka shkuar në kuotën e 17 pikëve, gjendet në pozitën e 11.

-->