Fitorja e dytë e thellë e Bashkimit

Basketboll 03 Dhjetor 2021 10:29

Bashkimi ka shënuar fitoren e dytë në Ligën Unike, duke mundur Tiranën në udhëtim 49:81 (10:29, 15:26, 18:15, 6:11). Për skuadrën prizrenase ishte fitorja e dytë, kurse humbja e dytë për skuadrën tiranase.

Mysafiret e nisën ndeshjen më mirë dhe nga fillimi ishin më të mira. Prizrenasit në fillim krijuan epërsi në 8:21, e më pas edhe 10:29, sa përfundoi çereku i parë, përcjell FrontOnline.

Prizrenaset vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, duke e thelluar epërsinë minutë pas minute, ndërsa më e larta ishte 30 pikë, 25:55, aq sa përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë, përkatësisht perioda e tretë ishte më e baraspeshuar. Bashkimi ruajti epërsinë, kurse Tirana nuk arrinte të shkrinte epërsinë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 43:70.

Në dhjetë minutat e fundit, fituesi dihej dhe Bashkimi triumfoi me rezultat 49:81.

Basketbollistja e Bashkimit, Christina Ellis ishte më e dalluara në ndeshje me 29 pikë, 14 kërcime dhe 11 topa të vjedhur.

-->