Fitorja e Interit ndaj Barcelonas vlen 20 milionë euro

Futboll 10 Dhjetor 2019 18:30

Është një ndeshje prej të paktën 20 milionë eurosh ajo që Interi do të luajë sonte në “San Siro” përballë Barcelona.

Në rrugëtimin global vlen edhe më shumë, sepse 1/8-tat e Champions League zgjasin vizibilitetin ndërkombëtar, hapin fronte të reja dhe horizonte në treg. Kontribojnë në një tregim të ri.

Në termat e premive UEFA (deri në këtë pikë të garantuar 49 milionë euro) kualifikimi mund të sjellë edhe 13 milionë euro të tjera: 2.7 milionë bonus-fitore ndaj Barcelonas, thelbësore për të kaluar më tej, do t’i shtoheshin edhe 9,5 mln euro nga pjesëmarrja në 1/8-tat dhe thuajse 1 milionë për market pool, pra kuota e të drejtave tv nga ndeshjet e luajtura.

Duke përfshirë dhe fitimet nga biletat e stadiumit (7,8 mln eurot bruto ndaj Barcelonas janë përjashtim, por japin një rregull madhështie) dhe bonuset e sponsorëve, do të arrihej 20 mln euro fitim i sigurtë.

Duke dalë nga Champions, Interi do të rikuperonte shumë më pak, thuajse 3-4 mln euro.

-->