Fitorja e katërt radhazi për Bucks, fitore e ngushtë për Mavs – rezultatet në NBA

Basketboll 07 Nëntor 2019 10:08

Giannis Antetokounmpo shënoi 38 pikë dhe pati 16 kërcime, George Hill shënoi 24 nga stoli derisa Milwaukee Bucks mposhti me meritë Los Angeles Clippers 129-124 të mërkurën në mbrëmje për fitoren e tyre të katërt me radhë.

Bucks realizuan 18 tre-pikësha, ku gjashtë prej u shënuan nga Hill.

Antetokounmpo për pak sa nuk bëri triple-double, duke përfunduar ndeshjen me nëntë asistime.

Ai ka pasur të paktën 10 kërcime dhe pesë asistime në secilën nga tetë ndeshjet e para të sezonit, lojtari i parë që e bën këtë që nga sezoni 1972/73.

Clippers ishin pa Kawhi Leonard, i cili vazhdoi pushimin. Ai do të luajë kundër Portland natën e së enjtes.

Montrezl Harrell pati një ndeshje të mirë me 34 pikë dhe 13 kërcime. Lou Williams shtoi 34 pikë dhe 11 asistime, dhe Patrick Beverley pati 20 pikë dhe 10 kërcime në humbjen e parë si vendas të Clippers.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve: