Fitorja e parë për Ponten, mposht në udhëtim Vëllaznimin

Superliga 31 Tetor 2020 21:52

Ponte Prizreni ka shënuar fitoren e parë në Superligë këtë edicion, duke mundur në udhëtim Vëllaznimin me rezultat 88:97 (23:31, 17:16, 28:21, 20:29), në kuadër të javës së dytë të Superligës.

Ponte ishte favorit dhe e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 23:31. Skuadra kuqezi nuk u dorëzua dhe ngushtoi shifrat në 40:42, megjithatë, mysafirët nga Prizreni shkuan në pushim me rezultat 40:47.

Kuqezinjtë nuk u ndalën dhe me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e tretë, që e fituan 28:21, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 68:68. 10 minutat e fundit ishin vendimtar dhe Ponte arriti të fitojë këtë pjesë 20:29 për të triumfuar në fund 88:97.

Ponte ka një fitore dhe një humbje, kurse Vëllaznimi dy humbje nga dy ndeshje.Christopher Hortman ishte më i dalluari te Vëllaznimi me 31 pikë, 11 kërcime dhe shtatë asistime, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Josh Martin me 18 pikë e 16 kërcime dhe Arti Hajdari me 27 pikë.

-->