Fitorja e tretë me radhë për Yllin, humbja e dytë për Trepçën

Superliga 05 Tetor 2019 19:14

Golden Eagle Ylli e ka shënuar edhe fitoren e tretë në po aq ndeshje të kampionatit të sivjetmë të Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Theranda sonte e mposhti Trepçën me rezultat 90:80, për të cilën kjo ishte humbja e dytë në dy ndeshje sa i  ka zhvilluar.

Valon Bunjaku me 20, Samir Zekiqi (18), Alante Fenner (16) dhe Altin Morina e Arben Camaj nga 10 pikë ishin më efikasit te vendësit.

Ndërsa, në radhët e “Minatorëve”, Aj Hensy me 31, Ej Beo (15) dhe Besnik Azemi (11) patën pikë dyshifrore.