Fitorja në frymën e fundit ndaj Shqipërisë, ja çfarë shkruajtën faqet e para të gazetave në Spanjë

Futboll 27 Mars 2022 10:27

Shqipëria pësoi humbje nga Spanja në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Barcelonë me rezultat 2-1. 

Për të parë golin e parë në ndeshje u desh të pritej minuta e 75-të, kur Yeremy Pino pasoi te Ferran Torres i cili shënoi për 1-0.

Shqipëria arriti t’i barazojë shifrat në minutën e 85-të, kur Myrto Uzuni përfitoi nga një ngatërrim i mbrojtjes spanjolle, duke shënuar për 1-1.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej baras, në skenë doli Dani Olmo që me një goditje perfekte shënoi për 2-1.

Për të përditshmet iberike ky ishte një test i kënaqshëm dhe i merituar.

Më poshtë mund t’i gjeni titujt kryesor të gazetave në Spanjë pas fitores nga Shqipëria.

“MARCA” – Festë spanjolle

“MUNDO DEPORTIVO” – Festë dhe gola të mëdhenj

“SPORT” – Ferran Torres, i karikuar

“AS” – Pamje Olmo

-->