Fituan betejën me FIFA-n, shpikësit e shkumës do të dëmshpërblehen me shumën e frikshme

Futboll 29 Tetor 2021 23:30

Pas një beteje të gjatë shtatëvjeçare, ka ardhur dhe vendimi përfundimtar: FIFA do të duhet të dëmshpërblejë krijuesit e bombolave me shkumë, që u shërbejnë gjyqtarëve të futbollit për të përcaktuar distancat e sakta në momentin e goditjeve standarde.

Histori të tilla ndoshta i kemi parë vetëm në filma, ose, në çdo rast, në kontekste të tjera. Fakti është se dy persona kanë fituar gjyqin kundër FIFA-s, duke marrë një dëmshpërblim “faraonik”.

Të lumtur, por edhe të tronditur: dy individë të thjeshtë kanë rrëzuar një gjigant si FIFA-s.

Në vitin 2014, në Kupën e Botës në Brazil, FIFA vendosi të prezantonte një metodë të re për zbatimin nga gjyqtarët të distancave në një pozicion të caktuar.

E gjitha buron nga një ide e Pablo Silvas dhe Haine Allemagne, krijuesit e kësaj patente të regjistruar, e marrë nga Joseph Blatter, i cili u kishte premtuar 40 milionë euro.

Megjithatë, që nga ai moment, FIFA, sipas asaj që shprehet në vendimin e nxjerrë sot në dritë pas 7 vitesh, ka vepruar me keqbesim, duke përvetësuar idenë e Silvës dhe Alemagne.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka lejuar kompani të tjera, përveç asaj të shpikësve, të përdornin patentën.

Një gjyqtar i shkallës së parë në Rio de Zhaneiro kishte njohur pronësinë intelektuale të idesë në vende të ndryshme të botës: sot ka ardhur epilogu i historisë.

FIFA do të detyrohet të paguajë 40 milionë eurot e dakorduara, plus gjobat e grumbulluara në 7 vite betejë, duke përfshirë 15 mijë euro për çdo lojë në të cilën është përdorur “spray”.

Rezultati është i frikshëm: 120 milionë euro për Pablo Silvan dhe Haine Allemagne, por mbi të gjitha ndërgjegjësimi për të mundur një gjigant si FIFA.

-->