Fituesi i Superkupës do të mësohet pas vazhdimeve

Futboll 14 Gusht 2019 22:59

Ka përfunduar koha e rregullt e takimit për Superkupën e Evropës në futboll.

Liverpool dhe Chelsea do të luajnë dy herë nga 15 minuta lojë shtesë. Kjo pasi 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan pa fitues. Golin për Chelsea e shënoi Olivier Giroud në minutën 36 të pjesës së parë, me të cilin rezultat 1:0 përfunduan edhe 45 minutat e para. Liverpool nisi furishëm pjesën e dytë dhe nuk kaluan as tre minuta lojë kur Mane barazoi shifrat në 1:1.

Liverpool ka fituar Superkupën në vitet 1977, 2001 dhe 2005, ndërsa Chelsea ka fituar këtë trofe në vitin 1998, duke mposhtur Real Madridin.