Fituesin e meçit Khabib-Poirier e pret ky rival

Sporte luftarake 06 Shtator 2019 18:57

Presidenti i UFC-së, Dana White ka treguar sot në Abu Dhabi se kush do të jetë rivali i fituesit të meçit Khabib-Poirier.

“E kam thënë edhe më parë, por po e përsëris sot. Fituesi i duelit mes Khabib Nurmagomedov dhe Dustin Poirier, do të duelojë më pas me Tony “El Cucuy” Ferguson” për titullin”.

Të shtunën në mbrëmje, në Abu Dhabi do të zhvillohet eventi UFC-242, ku sfida kryesore e është ajo për titullin kampion bote në peshën e lehtë.

Përballë njëri-tjetrit janë kampioni aktual Nurmagomedov dhe kampioni i përkohshëm Poirier.

Pas zërave se fituesi i kësaj sfide mund të përballet me Conor McGregor, kreu i arteve marciale mikse ka vënë “pikat mbi i”. “Ferguson iu ofrua në prill dueli me Poirier, por asokohe u detyrua të tërhiqej për shkak dëmtimi. Tani ai është gati”, tha Dana White.

Tony Ferguson ka fituar 12 përballjet e fundit dhe për UFC-në (15 tore dhe 1 humbje në artet marciale mikse). Ndaj, për Dana White ai e meriton më shumë se McGreghor duelin për titullin, pavarësisht se kush del fitues nga sfida e nesërme.