Fizioterapeuti i Zvicrës flet për gjendjen e Granit Xhakës (VIDEO/FOTO)

Futboll 31 Maj 2018 20:48

Lëndimi i frikshëm që Granit Xhaka ka pësuar në stërvitje sot, në një ditë me shi, ka shokuar Zvicrën, pasi është rrezikuar paraqitja e liderit të tyre në mesfushë, në Kupën e Botës.

Granit Xhaka është pas është lënduar në stërvitje, është bartur jashtë fushës, në drejtim të zveshtores. Një veturë private ka marrë atë dhe ka dërguar në hotelin ku po qëndron reprezentacioni i Zvicrës. Xhaka më pas është takuar me fizioterapeutin e kombëtares, Fournier, i cili ka ekzaminuar gjurin e Granit Xhakës.

Në raportin e Fournier, thuhet se Xhaka ka dhimbje brenda gjurit të majtë, mirëpo asgjë nuk mund të qartësohet para se ai të bëjë rezonacën magnetike. /Insporti

-->