Fjalët e Carlo Ancelottit pas kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Futboll 09 Mars 2022 23:48

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është shprehur tejet i lumtur me kualifikimin e ekipit të tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Reali e mposhti 3:1 Paris Saint-Germainin në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales të Championsit për të avancuar tutje. Kylian Mbappe e kaloi Parisin në epërsi në pjesën e parë, përpara se Karim Benzema të përgjigjet me “hat-trick” në të dytën dhe të sigurojë fitoren dhe kualifikimin.

“Ne arritëm të fitojmë pas një lojë shumë të vështirë, e cila u komplikua edhe më shumë me golin e Mbappes. Jemi përpjekur të bëjmë presion ashtu siç kemi stërvitur dhe pas golit të parë, në filluam të krijuam edhe më shumë raste pas përkrahjes së fuqishme të tifozëve. Jam shumë i lumtur që jemi në çerekfinale”, ka thënë Ancelotti.

-->