Fjalët e Furyt pas fitores: Unë jam bërë nga derri, hekuri dhe çeliku

Boks 10 Tetor 2021 09:14

Tyson Fury triumfoi në meçin ndaj Deontay Wilder në kuadër të divizionit WBC në kategorinë e peshave të rënda, duke mbrojtur titullin kampion bote, shkruan Insporti.

“Siç tha John Wayne i madh, unë jam bërë nga derri, hekuri dhe çeliku, zemër!”, ka thënë fillimisht Fury pas fitores.

“Bëra disa goditje të mëdha, por zoti dhe shpëtimtari Jezu Krishti më ndihmuan dhe më mbajtën dhe dua t’i falënderoj”.

“Ishte një luftë e madhe sonte dhe është e denjë për çdo trilogji në historinë e këtij sporti” – përfundoi Fury.

-->