Fjalët e Guardiolës pas humbjes së Ligës së Kampionëve
Futboll
30 Maj 2021
08:59

Chelsea triumfoi mbrëmë 1-0 ndaj Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve, duke u kurorëzuar se ekipi më i mirë evropian në sezonin 2020/21, shkruan Insporti.
Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Cityt, Guardiola i cili tha se është i trishtuar se si skuadar e tij nuk triumfoi në këtë takim.
“Ka qenë një sezon i shkëlqyeshëm, i jashtëzakonshëm, por ne jemi të trishtuar,” filloi Guardiola duke i thënë Movistar Champions League.
“Ne garuam tepër mirë, ishte hera e parë që arritëm këtu dhe e përgëzoj Chelsean për triumfin”, tha Guardiola.