Fjalët e Gurdiolas pas humbjes nga Chelsea

Futboll 08 Maj 2021 21:11

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për humbjen ndaj Chelseat ku ndër tjera ka ndarë mendimin me Raheem Sterling për ndërhyrjen e Zoumas, transmeton Insporti.

“Është penalti…”, tha Pep Gurdiola.

“Është penalti, kaq! Është penalti kaq, ka ndodhur, këto gjëra ndodhin në futboll”

“Herën tjetër duhet të shënojmë penaltitë, mendimet e mia janë këto, këtë e dinë edhe zyrtarët, nganjëherë në bëjmë gabime ndoshta ata mendojnë se nuk bëjnë gabime, por unë e pashë në televizion dhe ishte penalti”, shtoi ai.

“Në 21 ditë do të përballemi me ta prapë, dhe duhet të mësojmë nga kjo gjë dhe për të qenë kampion duhet të fitoni dhe të merrni tre pikë të plota”, përfundoi Pep Guardiola.

-->