Fjalët e Munishit pas ndeshjes do t’i ngazëllejnë fansat e Vëllaznimit

Futboll 10 Shkurt 2019 15:14

Vëllaznimi siguroi gjysmë-finalen e Kupës së Kosovës, pasi mposhti Dritën me rezultat minimal, 1-0.

Tun Bardhoku shënoi golin e vetëm në ndeshje tre minuta para përfundimit të takimit, derisa gjilanasit patën një rast të qindt për qindt shënimi në fund të pjesës së dytë, por Kyrian Nwabueze nuk arriti të qëlloi cakun nga afërsia, shkruan Insporti.

Pas ndeshjes, Munishi ka reaguar duke thënë se skuadra e tij do të luftojë në të gjitha frontet.

“Shikoni, Vëllaznimi është skuadër e madhe, pavarësisht rangun ku bëjmë pjesë, do të luftojmë në të gjitha frontet, pavarësisht në Kupë apo kampionat, do t’i çasemi ndeshjeve me seriozitet maksimal,” ka thënë ai.

“Kushtet i kemi optimale për punë, do të shkojmë ndeshje pas ndeshje, luftë pas lufte.

“Drita është skuadër e fortë, mirëpo sot djemtë dhanë makimumin.” /Insporti.com/

-->