Fjalët e para të Odegaardit si futbollist i Arsenalit

Futboll 27 Janar 2021 14:13

Martin Odegaard është prezantuar edhe zyrtarisht si lojtar i Arsenalit, si i huazuar nga Real Madridi deri në fund të sezonit.

Mesfushori norvegjez ka treguar hapur se si arriti Mikel Arteta të bindte atë që të kalonte në radhët e The Gunners.

“Unë fola me të para se të vija këtu, natyrisht”, ka thënë Odegaard për Arsenal.com. “Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua dhe ai duket si një trajner i nivelit të lartë dhe mua më pëlqyen idetë e tij, mënyra se si ai e sheh futbollin dhe gjithashtu mënyrën se si është”.

 “Ai më dha një ndjenjë të shkëlqyer dhe kjo ishte e rëndësishme për mua të vija këtu. Ai ishte vendimtar”, ka shtuar më tej norvegjezi.

Odegaard më pas ka treguar edhe lojtarin që gjithmonë e ka pëlqyer te Arsenali.

 “Unë mendoj se është liga më e madhe, veçanërisht në Norvegji, kështu që për mua ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaja në Ligën Premier dhe gjithmonë më pëlqente mënyra se si luajti Arsenali dhe gjithçka në lidhje me klubin. Pra, është një ëndërr e realizuar në shumë mënyra”.

“Kishte shumë [nga lojtarët e Arsenalit që admiroja]. Por, unë mendoj se Fabregas, për mua, ishte një nga idhujt e mi kur u rrita”.

 “Mënyra se si ai kontrollon lojën, mënyra se si ai e diktoi lojën, aftësinë e tij për të dhënë asistime dhe gjithashtu të shënojë gola. Gjithçka në lidhje me lojën e tij. U përpoqa të mësoja sa më shumë kur të rritesha duke e parë atë. Ai ishte lojtari më i mirë”, ka shtuar më tej ai.

Odegaard do të qëndrojë deri në fund të këtij sezoni te Arsenali, edhe pse këta të fundit kërkuan opsionin për ta blerë, mirëpo u refuzuan nga Real Madridi.

-->