Fjalët e para të Xhevdet Shabanit pas prezantimit te Prishtina

Futboll 12 Qershor 2021 16:47

Prishtina sot prezantoi tre futbollistët e ri të klubit, përcjell Insporti.

Mendurim Hoti, Xhevdet Shabani dhe Beart Tolaj janë prurjet e reja të Prishtina.

Shabani erdhi te kryeqytetasit nga rivali kryesor i tyre gjatë viteve të fundit, Drita.

“Rrapa” kishte fituar gjithçka me ‘Intelektualët’, ndërsa thotë se fati caktoi të jetë te Prishtina, pas shumë përpjekjeve në të kaluarën.

Më poshtë deklarata e Shabanit:

“Erdhi momenti që edhe unë të jem pjesë e Prishtinës, me gjithë shumë bisedave që kishim në të kaluarë. Pas bisedave me Dritës dhe dëshirës së tyre për rifreskim skuadre, më nuk kisha dilema, ftesa e parë që erdhi nga kryeqyteti u ndjeve se tani më ishte përcaktuar fati”, tha Shabani.

-->