Fjalët e trajnerit të Torinos për Vojvodën pas golit të mbrëmshëm
Futboll
04 Maj 2021
09:17

Torino mbrëmë shënoi fitore të rëndësishme me rezultat minimal 1:0 ndaj Parmas në Serie A, shkruan Insporti.
Ishte futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda që shënoi golin e vetëm të ndeshjes, njëherit të parin për klubin italian.
Trajneri i Torinos, Davide Nicola ka lavdëruar mbrojtësin Mërgim Vojvoda pas fitores ndaj Parmas.
“Jam i lumtur për Vojvodën edhe pse mund të shënonte edhe në shansin e dytë që e kishte më të mirë”, tha ai.
Goli i Vojvodës ishte vendimtar për pikët e plota, derisa Parma ra në Seria B.