Fjalët e Tuchel pas triumfit të Kupës së Botës për Klube

Futboll 12 Shkurt 2022 23:32

Chelsea ka mposhtur Palmeirasin me rezultat 2-1 në vazhdime, në kuadër të finales së Kupës së Botës për klube të organizuar nga FIFA.

Pas ndeshjes, trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka komentuar ndeshjen duke thënë se Chelsea e meritoi fitoren.

“Kemi nevojë për fat për të shënuar në fund të ndeshjes, por ne nuk ndaluam së provuari dhe nuk u tërhoqëm. Nuk u dorëzuam., tha fillimisht Tuchel.

Ne ishim në epërsi, pastaj humbëm epërsinë, por nuk ndaluam kurrë së ecuri përpara. Ne e merituam fitoren, por ishim edhe me fat që shënuam kaq vonë.

Nuk dukej sikur Havertz ishte nervoz në penallti, por ai ishte padyshim i emocionuar. Është e pamundur të mos shqetësohesh në një situatë të tillë. Por ne i besuam statistikave dhe jam i lumtur që ai shënoi.https://zeri.info/inarticle.html

Tutje, gjermani shtoi se ndihet mire që ai ka një shans për të fituar të gjithë trofetë me Chelsean.

Më vjen mirë që kam një shans për të fituar të gjithë trofetë me Chelsean, ne kemi folur tashmë në dhomën e zhveshjes se sa e rëndësishme është kjo mundësi.

Të gjithë ëndërrojmë për finale të ngjashme. Nuk jemi penduar. Por ka turne të tjera përpara nesh që duam t’i fitojmë, puna nuk ndalet kurrë”, tha trajneri gjerman për “Channel 4”.

-->