Fjalët e Wilder pas humbjes nga Fury

Futboll 10 Tetor 2021 09:36

Boksieri amerikan, Deontay Wilder është deklaruar i dëshpëruar pas humbjes nga Tyson Fury në duelin e zhvilluar në T-Mobile Arena të Las Vegasit, transmeton Insporti.

Humbja e Wilderit nga erdhi pas një përballje gjigante e cila nga shumëkush po cilësohet si më e mira e të gjitha kohërave.

Pas humbjes, ‘Bombarduesi i Bronztë’ është deklaruar i zhgënjyer.

“Unë bëra çmos, por nuk ishte aq mirë sonte. Nuk jam i sigurt se çfarë ka ndodhur”, ka thënë fillimisht Wilder pas meçit.

“E di se në stërvitje ai bëri gjëra të caktuara dhe gjithashtu e dija se ai nuk erdhi me 125 kilogramë për të qenë një balerin”.

“Ai erdhi të më mbështetej, të përpiqej të më ashpërsonte dhe ia doli mbanë”, përfundoi amerikani.

-->