Fjalët seksiste të trajnerit që u përhapën si rrufeja (VIDEO)

Tenis 17 Tetor 2019 21:45

Tenisjta japoneze Misaki Doi (28 vjeçare) ka pësuar humbje në turneun në turneun në Luksemburg nga rivalja gjermane Julia Gorges me rezultat 1:2 (7:5, 1:6, 3:6).

Megjithatë, fituesja mbeti në plan të dytë, për shkak të trajnerit të japonezes Chris Zahalka dhe këshillat që ia dha tenistes gjatë lojës.

Kur rezultati ishte 5:4 (në setin e parë), Doi e ftoi trajnerin e saj në teren për t’u konsultuar. Gjatë bisedës, trajneri aludonte në servimet e fuqishme nga ana e Gorges, me ç’rast tha: “E di, kjo është sikur të luash kundër Ivo Karlovic dhe t’i kesh gjinjtë e mëdhenj”.

Tenisti kroat (Karlovic) është njëri nga tenistët më të mirë në historinë e këtij sporti sa i përket servimit.  Për 19 vjet karrierë, ai ka pasur më tepër se 13.500 servime “as”.

-->