Flamur Bunjaku personi i vetëm i autorizuar për kontakt të talenteve në Zvicër

Kombëtarja 22 Korrik 2019 18:06

Shtëpia më e madhe e futbollit në Kosovë, FFK ka bërë një njoftim shumë të rëndësishëm.

FFK ka njoftuar gjithë familjet shqiptare në Zvicër dhe talentet që gjendën aty se personi i vetëm i autorizuar është Flamur Bunjaku për ta kontaktuar.

Kujtojmë që Bunjaku është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Kosova ka talente të shumta në Diasporë dhe dëshira e tyre për të qenë pjesë e ekipeve kombëtare të grupmoshave është jashtëzakonisht e madhe. FFK viteve të fundit ka shpeshtuar mbajtjen e Kampeve U15 në shtetet e ndryshme të Evropës me qëllim që t’u jepet mundësi të gjithë talenteve që t’i tregojnë vlerat e tyre para trajnerëve të ekipeve kombëtare.

Ndërkohë, njoftohen të gjithë të interesuarit në Zvicër se personi i vetëm përgjegjës dhe i autorizuar për kontakt me talentet në këtë shtet është anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Flamur Bunjaku. Të gjithë ata që janë të interesuar për t’iu bashkuar ekipeve kombëtare të Kosovës ftohen që kontaktojnë drejtpërdrejt me Flamur Bunjakun nëpërmjet emailit: [email protected] ose në tel: +41 79 222 15 82.