Flamuri i Kosovës valon në Budapest, xhudistja serbe respekton himnin e vendit tonë

Sporte luftarake 23 Tetor 2020 18:26

Distria Krasniqi, xhudistja e njohur kosovare ka shënuar një sukses fantastik në Grand Slamin e Budapestit, shkruan Insporti.

Krasniqi ka arritur që në kryeqytetin e Hungarisë ta fitoj medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në finale e madhe, Krasniqi fitoi ndaj xhudistes argjentinasen, Paula Paret, e cila ishte kampione Olimpike e vitit 2016.

Distria u dekorua me medaljen e artë, teksa në podium ishte edhe xhudistja serbe, Andrea Stojadinov e cila kishte humbur në gjysmëfinale.

Flamuri i Kosovës qëndroi lartë në mes teksa anash tij ishin flamuri i Argjentinës dhe flamuri i Serbisë. Pamjet nga Periskopi, transmeton Insporti.

-->