Flamurtari i përzhitet çorba – nga sezoni i ardhshëm në Ligën e Parë

Futboll 26 Korrik 2020 19:37

Flamurtari me humbjen nga Gjilani në shtëpi ka humbur statusin elitar në Superligën e Kosovës. Gjilani arriti fitore me rezultat minimal 0:1 duke dërguar klubin kryeqytetas në rangun e dytë të fubtollit kosovar, raporton Insporti.com.

Drejtori sportiv i klubit, Agim Hasani javë më parë kishte deklaruar në emisonin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini se “dikujt do t’ia përzhitin çorbën”.

“Do të jemi në luftë për mbijetesë, por do të marrim pikë edhe nga skuadrat e mëdha, dikujt do t’ia ‘përzhitim’ çorbën”, kishte deklaruar Hasani.

Por, në fund të këtij kampionati çorba iu përzhit Flamurtarit dhe jo klubeve të tjera ashtu siç kishte paralajmëruar Hasani në atë emision.

Flamurtari me këtë humbje përfundoi sezonin në pozitën e nëntë me 43 pikë, duke u përshendetur nga Superliga për edicionin e ardhshëm.

Paralajmëron Agim Hasani: Dikujt kemi me ia 'përzhit' çorbën

Kujtojmë se kampioni i ri i ligës është Drita me 68 pikë, aq sa ka grumbulluar edhe nën kampioni Gjilani ndërsa në pozitën e tretë përfundoi Ballkani i Ismet Munishit me 67 pikë.

Prishtina përfundoi në pozitën e katërt me 62 pikë. /Insporti.com/

Image

-->