Flamurtari, klubi i radhës nga Kosova në Turqi

Futboll 28 Janar 2020 22:24

KF Flamurtari fazën përgatitore për pjesën e dytë të kampionatit do ta vazhdojë në Turqi, shkruan Insporti.com.

Flamurtari ka udhëtuar për në Antalia, vend në të cilin do t’i zhvillojë disa ndeshje miqësore.

Klubi nga kryeqyteti këtë sezon e nisi me trajnerin Artim Shaqiri, pastaj e shkarkuan duke e zëvendësuar me Sunaj Keqi. Më pas e zyrtarizuan Bylbyl Sokolin, por pas një javë ai u largua, duke u kthyer Keqi edhe njëherë si trajner i kuqezinjve.

Pas 17-të xhirosh, ‘Armata Kuq e Zi’ numëron 19 pikë, katër më pak se pozita që siguron mbetjen në elitë.

Kurse, kjo skuadër deri më tani ka prezantuar gjashtë futbollist: Valdo Zeqaj, Altin Lloga, Arber Mustafa, Bashkim Shala, Donart Hasanaj, Lubomir Gucev.

Image

-->